×
  • Lajme
  • Lajme

    Mos u nisni për në Fushë Kosovë, ka kolona të gjata

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 18:26

    Orari i qarkullimit në Prishtinë tashmë është zgjatur deri në orën 20:00, mirëpo ende po vazhdojnë kolonat nëpër rrugët e kryeqytetit, e njashtu edhe në Fushë Kosovë.


    Intervali kur po ndodhin këto vonesa në të dyja qytetet është midis orës 16:00 dhe deri pas orës 18:00, kryesisht në kohën kur shumë qytetarë kthehen nga punët e tyre.

    Më së shumti kolona ka nëpër rrugët magjistrale dhe në ato të kryeqytetit.

    Edhe brenda Prishtinës konkretisht në rrugët kryesore ka ditë që bëhet tollovi e madhe dhe krijohen kolona shumë të gjata.

    Edhe pse policia nganjëherë del në rrugët ku ka më shumë kolona për të kujdesur për trafikun, megjithatë kolonat mbesin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!