Edhe 14 persona tjerë i janë shtuar listës së vikitimave nga Covid-19 në Kosovë.
Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë vdekur 8 burra dhe 6 gra.
3 viktima janë në grupmoshën 60 deri në 69 vjeç, një nga Gllogoc, një Prishtina dhe Mitrovica. Ndërsa, 7 viktima janë të grupmoshës 70 deri 79, 2 nga Gllogoci, dhe nga një viktimë është regjistruar në Prishtinë, Malishevë, Lipjan, Prizren dhe Istog.
Ndërsa, 4 viktima janë të moshës mbi 80 vjeç, bëhet fjalë për një burrë, nga Klina, një nga Peja, një nga Gllogoci dhe nga Fushë Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 859 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.