Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka shtyer për një ditë tjetër votimin e përbërjes së Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Shtyerja erdhi pas kërkesës së zv.kryeministres Albulena Balaj Halimaj, e cila u propozua të jetë kryesuese e këtij komisioni.
Ajo kërkoj që të ketë konsultime shtesë, duke thënë se nuk janë konsultuar sa duhet për përbërjen e këtij komisioni.
Kryeministri Avdullah Hoti u pajtua me kërkesën e Balaj-Halimit por tha se përbërja e Komisionit ishte adekuate, dhe në konsultim me familjen Jashari, e cila edhe do të jetë pjesë përbërëse e këtij komisioni.
“Përbërja e këtij komisioni është adekuate, ne konsultimet i kemi bërë, por mund ta shtyjemë nëse ju kërkoni”, tha Hoti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.