Pas një mosmarrëveshje në një familje në Ferizaj, mëngjesin e sotëm, babi ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur djalin e tij.
Lajmin e ka konfirmuar për reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20, dhe ka bërë të ditur se viktima ka marrë plagë në këmbë. Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të ri 23 vjeçar, dhe sipas tij ai është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 07:20 pas një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit të tij, prindi ka shkrepur me armë zjarri dhe e ka plagosur djalin 23-vjeçar. Plaga është shkaktuar në këmbë. Viktima e ka marrë ndihmën e parë dhe tani ai është në spitalin e Ferizajt, ku sipas mjekëve dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.
Tutje, ai ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, ku gjatë aksionit është konfiskuar edhe arma. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.