Një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me rrahje masive me sëpatë, kubëza betoni e grushte në Prishtinë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në rrugën “1 tetori”.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se në këtë rrahje janë përfshirë 9 persona, 3 anëtarë të familjes Krasniqi dhe 6 anëtarë të familjes Kelmendi.
Si pasojë e kësaj rrahjeje, 5 persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Prokurori i rastit ka urdhëruar që 7 persona të përfshirë në rrahje të dërgohen në ndalim policor.
Për këtë rast, Policia i ka intervistuar edhe dy persona si dëshmitarë.