×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina drejt zgjedhjeve të reja për asamble, LDK dhe PDK larg një marrëveshje për kryesusin

    Reporteri
    04 Janar 2022 | 19:33

    Ende nuk ka asnjë zhvillim, të paktën zyrtarisht në lidhje me një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, në mënyrë që të votohet kryesuesi i Kuvendit Komunal.

    Burime të Gazetës Online Reporteri.net, kanë bërë të ditur se negociatat mes LDK-së dhe PDK-së po vazhdojnë edhe sonte, por një marrëveshje shihet akoma larg edhe pse kanë mbetur vetëm edhe një ditë deri në seacën kur pritet të votohet Kryesuesi i Kuvendit, e një dështim për zgjedhjen e tij nesër, mund ta dërgoi kryqytetin në zgjedhje për asamble komunale.

    Sipas burimeve, PDK-ja ka kërkuar nënkryetarin e komunës dhe pesë drejtori, por LDK-ja ka refuzuar këtë kërkesë.

    Ndryshe, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka konfirmuar sot se seanca për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë komunale të Prishtinës është thirrur për këtë të mërkurë, më 5 janar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!