VV dhe LDK në pamundësi për të finalizuar marrëveshjen e koalicionit qeverisës, po përplasen çdo ditë për postin e presidentit, për të cilin nuk po dakordohen.
Haxhi Avdyli i cili ka fituar sërish postin e deputetit nga LDK sot me mëngjes përmes një postimi të gjatë në Facebook thumboi VV-në, duke i thënë që duhet të kenë në besim te LDK-ja dhe të pajtohen që presidentin ta propozojë kjo parti.
Por jo të gjithë ndjekësit e tij në këtë rrejt social janë pajtuar me të.
Njëri prej tyre ka lënë një koment interesant ku i ka shkruar Avdylit se “LDK po kërkon nuse por s’po e jep emrin e dhëndrit, veq po e kërkoni për një mashkull shpije”.
“I nderuar Doktor delni me emër e mbiemër për kandidatin-en tuaj për president. Ju këroni nuse por s’po e jepni emrin e dhëndrrit veq po e kërkoni për një mashkull shpije. Kjo kohë ka përfunduar. Bëhuni transparent e të hapur së paku për emrin e atij asaj që do të përfaqësojë unitetin e popullit. Suksese”, ka shkruar komentusi, shkruan Reporteri.net.
Avdyli i është kundërpërgjigjur duke i thënë se vjen koha në 2021-të dhe dalin me emrin që ka shansa të marrë 80 vota.
“I nderuar , vjen koha ne 2021 e dalimnme emrin qe ka shansa me marr 80 vota. Tash me 26 skem.me.zgjedh president . Tash kemi me zgjedh KM dhe KP e minstrat. Per president na vyn veq nje zotim i perbashket sepse emri mund te jete i pavlefshem sepse deri ateher mund te ndrrojn shum gjera. Besoj me.kuptove drejt mik”, ka shkruar Avdyli. /Reporteri.net/.
/Reporteri.net/.