×
  • Lajme
  • Lajme

    Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë shkak i aksidentit ku mbeti një i vdekur në Kamenicë

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 12:59

    Mëngjesin e sotëm, një 33-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë i një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, bëri të ditur se nga hetimet e para, dyshohet se mospërshtatja e shpejtësisë dhe mos respektimi i shenjave të trafikut, të jenë arsyet që kanë çuar deri tek ky aksident me fatalitet.

    “Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke goditur fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, tha Hashani për gazetën online Reporteri.net.

    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamionete në rrugën Kamenicës.

    Zëdhënësi i Policsë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Reporteri.net, ka njoftuar se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëher kanë dalë në vendë të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë . Prokuroei i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njejti ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Hashanit për gazetën online Reporteri.net.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!