×
  • Lajme
  • Lajme

    Mostrat e pacientit në Kosovë që dyshohet për Lijën e Majmunit dërgohen për testim në Holandë

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 13:12

    Mostrat e personit që dyshohet se është infektuar me lijën e majmunëve janë dërguar në Holand për testim, më saktësisht në laboratorin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

    Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK’së, Era Pireva. Ajo tha se nuk dihet se kur do t’i pranojnë rezultatet.

    “Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, thuhet në përgjigjen e Pirevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!