×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot i acartë në mëngjes, gjatë ditës kthjellim e diell

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 7:12

    Shpërndarja e vransirave gjatë natës, hap qiellin për më shumë kthjellime, por dhe një rënie të temperaturave, që zbresin deri në -6C e -4C.

    Ditën e mërkruë do të mbretëroj mot stabil me kthjellime e diell. Erërat vazhdojnë të frynë nga veriu e verilindja, por se me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 2-6m/s. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje, deri në 8C e 10C.
    Mot stabil po parashihet ditëve të ardhshme, me kthjellime e diell.

    Temperaturat po shënojnë rritje, deri në 16C e 17C, gjatë fundjave 18C e 20C. Minimalet gjithashtu në rritje, nga -2C deri në 4C. Përgjatë fundjave kalojnë më shumë vransira, që mund të shfaqin kushte edhe për reshje lokale shiu. Nga dita e premtë fillojnë të frynë erëra jugore e jugperëndimore të lehta dhe mesatare 3-8m/s, njofton Mendimj për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!