×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot i ftohtë sot

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 7:07

    Ditën e martë parashihet mot i ftohtë, sa me intervale me diell e sa me vransira kalimtare, që lokalisht përreth viseve malore mund të japin kushte për ndonjë rrebesh të dobët dëbore.

    Frynë erë e ftohtë veriore mesatare e mesatarisht e fuqishme 6-13m/s. Temperaturat në rënie, minimalet zbresin deri në -2C e 0C, e ato maksimale gjatë arrinë vlera prej 2C e 5C.

    Nga dita e mërkurë po parashihet periudhë më stabile, me kthjellime e më shumë diell. Mëngjeset me ngrica, me minimale që zbresin deri në -6C, të mërkurën. Maksimalet gradualisht në rritje, deri në 16C e 18C të premtën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!