×
  • Lajme
  • Lajme / Temperaturat deri në 26 gradë

    Mot i ndryshueshëm sot, pasdite priten rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 7:13

    I ndryshueshëm parashihet moti edhe ditën e martë, por që mbetet i ngrohtë dhe më i lagësht.

    Fillimisht do të ketë intervale me diell. Pasdite me zhvillime të vranësirave më vonë priten edhe rrebeshe shiu e bubullima, që në pjesë të vendit edhe mund të zhvillohen në stuhi me erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu, apo lokalisht edhe me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 15C, e maksimalet arrinë deri në 24C e 26C.

    Më shumë intervale me diell parashihen për ditën e mërkurë, mirëpo orëve të pasdites në pjesë të vendit nuk duhet përjashtuar mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Të mundshme mbetet zhvillime të rrebesheve e bubullimave edhe përgjatë ditës së enjtë dhe të premtës, por se edhe intervale me diell nuk mungojnë.

    Temperaturat zbresin deri në 20C ditën e enjte, e deri të shtunën sërish rikthehen në 23C e 24C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!