×
  • Lajme
  • Lajme / Në fundjavë edhe më ngrohtë

    Mot i nxehtë sot, temperaturat maksimale deri në 31 gradë

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 7:18

    Mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë parashihet ditën e premte. Vranësirat mund të zhvillohen përreth zonave malore gjatë ditës, por se nuk priten kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 16C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 29C e 31C.

    Frynë erë e lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 2-4m/s, njofton Prishtina Weather.

    Në fundjavë parashihet mot edhe më i nxehtë me maksimale deri në 32C e 34C. Do të ketë më shumë intervale me diell.

    Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima, e nuk përjashtohen mundësi që më pas nga mbrëmja të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit. Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe ditën e hënë, më vonë pasdite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!