×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot i paqëndrueshëm sot: Intervale me diell, vranësira e rrebeshe shiu

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 7:09

    Mëngjesi i së mërkurës fillon me intervale me diell, e përgjatë luginave të lumenjëve mund të formohen shkurtimisht kushte për mjegull.

    Nga mesdita zhvillohen vransira, që pasdite shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima. Duke shkuar orëve të mbrëmjes rrebeshet mund të përhapen më shumë në vend. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 2-5m/s. Në raste të zhvillimit të ndonjë stuhie mund të frynë me hove deri në 15m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 20C e 23C, derisa minimalet zbresin në 8C e 12C

    Kryesisht mot i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm do të vazhdoj së paku deri në fundjavë. Do të ketë vransira, intervale me diell, si dhe rrebeshe më të shpesha me shi, e kryesisht orëve të pasdites të shoqëruara me bubullima.

    Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, e në fundjavë pritet të zbresin në 17C e 16C. Minimalet zbresin në 8C e 10C. Frynë erë kryesisht juglindore e jugore 2-7m/s, e nga fundjava frynë erë veriore, të dielen me hove deri në 13m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!