×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i vranët dhe me shi gjatë tërë javës

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 17:00

    Në Kosovë, gjatë kësaj jave do të mbajë mot jostabil, të vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius”.

    “Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, thonë nga IHMK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!