Intervale me diell nuk do të mungojnë ditën e enjtë në vend, por se dominojnë më shumë vranësirat.
Pasdite në vende-vende priten zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, e ato maksimale mbesin më të ulëta deri në 12C e 13C. Frynë erë e ftohtë nga veriu e veriperëndimi, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.
Vransirat mbesin dominante ditën e premtë, aty këtu të shoqëruara me ndonjë rigë shiu.
Të shtunën do të ketë edhe intervale me diell, e pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurë shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 15C. Të dielën sërish përkeqësim i motit, me më shumë të reshura shiu, e temperaturat pësojnë rënie në 10C.
Temperaturat gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 2C e 5C. Patjetër nëpër zona më malore të reshurat do të jenë në formë dëbore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.