Të mërkurën po parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, por me më pak gjasa për të reshura.
Aty këtu mund të shfaqen kushte për riga lokale shiu, më shumë në perëndim të vendit përreth viseve malore. Frynë erëra mesatare nga jugu e jugperëndimi 4-10m/s. Temperaturat mbesin ende të larta, minimalet zbresin vetëm në 7C e 9C, e maksimalet shkojnë deri në 18C e 20C.
Reshje shiu përfshinë vendin orëve të hershme të mëngjesit ditën e enjtë, derisa gjatë ditës do të fryjë erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 20m/s (70km/h) apo edhe më shumë në pjesë të Dukagjinit, deri në 90km/h. Të premtën do të ketë më shumë intervale me diell, e të shtunën sërish vransirat fillojnë të shtohen, derisa të dielen paraqiten reshje shiu, që mund të jenë më të vazhdueshme në pjesë të vendit. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C e 22C ditën e premtë dhe shtune, e të dielen zbresin në 15C e 17C. Minimalet mbesin të larta, e luhaten ndërmjet 5C e 9C, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.