×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot kryesisht me diell sot

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 6:44

    Mot kryesisht me diell do mbretërojë ditën e martë në vend. Orëve të hershme të mëngjesit përgjatë ulëtsirave shfaqen kushte për mjegull. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 20C e 22C.

    Frynë erë e lehtë veriore 1-4m/s.

    Kushte për mjegull paraqiten mëngjeseve të ditës së mërkurë dhe enjte, ndërkohë që vransirat kalojnë më shpesh, e më vonë pasdite mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu në perëndim të vendit, njofton Prishtina Weather.

    Vransirat do të dominojnë më shumë të premtën, pa përjashtuar mundësi për riga shiu në pjesë të vendit, që gjatë ditës së shtunë do të jenë më të përhapura, herë herë në formë rrebeshesh. Temperaturat maksimale gradualisht në rënie në 18C e 16C, deri të premtën, e të shtunën zbresin në 14C. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!