Kryesisht mot me diell pritet të premtën, por vazhdon të fryjë era veriore.
Pasdite priten zhvillime të vranësirave të pakta lokale, por se nuk paraqiten mundësi për të reshura.
Frynë erëra nga veriu e verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 6-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 10C, e maksimalet shkojnë deri në 25C e 27C, njofton Prishtina Weather.
Mot stabil po parashihet deri në fillim të javës së ardhshme.
Vranësira kalojnë edhe të shtunën. Nga e diela më shumë kthjellime e diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 27C e 28C, të hënën lokalisht edhe 29C e 30C. Nga dita e martë shtim i vransirave, ku gjatë orëve të mbrëmjes reshjet e shiut pritet të përfshinë pjesë të vendit. Temperaturat zbresin lehtë në 23C e 24C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.