Mot i ftohtë dhe i thatë parashihet për të martën, kryesisht me vranësira, ku herë herë mund të depërtojnë rreze dielli, me intervale paksa më të gjata.
Temperaturat minimale zbresin në 0C e -1C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë në 6C e 8C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-7m/s, njofton Prishtina Weather.
Vranësirat do të dominojnë ditën e mërkurë, me ç’rast paraqiten mundësi për të reshura shiu, derisa maksimalet shkojnë deri në 7C. Me kalimin në të enjten, gjatë natës, reshje më të shumta mund të përfshinë vendin, që me rënie të temperaturave, të shndërrohen në reshje dëbore, me mundësi që të formojnë shtresë edhe në pjesë të ulëta.
Temperaturat maksimale zbresin në 2C e 3C.
Ditën e premtë dhe të shtunë mbetet ftohtë dhe kryesisht vranët, për momentin me pak gjasa për të reshura. Minimalet mbesin përreth 0C e -1C. Era frynë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.