×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot me vranësira sot, priten edhe reshje shiu

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 7:07

    Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht vranësira, orëve të mbrëmjes me mundësi për reshje shiu në perëndim të vendit.

    Temperaturat minimale zbresin deri në 3C e 5C, e ato maksimale parashihet të kapin vlera prej 10C e 12C, njofton Prishtina Weather.

    Mot kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu parashihet në ditët vijuese.

    Reshjet mund të jenë më të shprehura ditën e premte. Kushte për të reshura bore vazhdojnë të paraqiten vetëm në vise malore. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!