Bora si duket këtij funddimri nuk do të largohet lehtë, pasi meteorologët parashohin që ajo do të kthehet sërish sot.
Këtij viti, siç po shihet, “plakat do të shkunden” dy herë, meqë edhe fillimi i kësaj jave u quajt si bora e fundit, shkruan Reporteri.net.
Prishtina Weather tregon se gjatë ditës së sotme moti do të jetë i vranët e kohë pas kohe me shi. Mbrëmja, sipas parashikimeve, do të jetë me shi më të shtuar dhe borë.
Ndërkohë, të nesërmen pritet që moti të nis të kthehet në normalitet, pasi do të shënohet ngritje temperaturash që do të shoqërohen me intervale dielli por edhe me vranësira të kohëpaskohshme./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.