Moti i keq dhe të reshurat e pandërprera që kanë rënë ditëve të fundit në Prishtinë, ka bërë që të ndërpriten të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Në një njoftim që është në kohë reale të faqes zyrtare të aeroportit, është bërë e ditur se të gjitha fluturimet që kanë qenë të planifikuara për sot në mbrëmje janë anuluar.
Në këtë njoftim po ashtu është bërë i ditur se fluturimet që kanë qenë të planifikuara nesër deri pas orës 12:00, janë anuluar.
Ende nuk dihet a do të vazhdojnë vijat e rregullta të fluturimeve, nesër pas orës 12:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.