×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti me diell edhe sot, këto janë temperturat

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 8:11

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.


    “Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Vranësirat gjatë ditës do të jenë aktive dhe si pasojë vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

    Indeksi UV mbetet i lartë, kurse në fushat barike do të ketë luhatje, por që mbetemi nën vlerat e normales për gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!