×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 8:05

    Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë mot të ngrohtë e kryesisht me diell. Të hënën ka mundësi për riga shiu.

    Ditën e hënë kalimi i një sistemi frontal përgjatë rajonit sjell shtim të vransirave dhe kushte për riga lokale shiu. Nga dita e martë sërish priten më shumë kthjellime dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga mesataret.

    Gjatë ditës nivelet e koncentrimeve të ndotësve ajror do të jenë në vlera të pranueshme, derisa orëve të mbrëmjes nën kushte të motit më të qetë, ndotësit shënojnë rritje, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    18.02 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.

    19.02 – Intervale më të gjata me diell dhe ngrohtë. Pasdite edhe vransira kalimtare.

    20.02 – Më shumë vransira, e gjatë ditës mundësi edhe për riga lokale shiu.

    21.02 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë gjatë ditës.

    22.02 – Kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -1C e 3C, ndërsa maksimalet ndërmjet 14C e 16C, me një rënie të lehtë të hënën deri në 10C e 11C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 3-8m/s, me hove deri në 11m/s ditën e diel.

    Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, me tendencë të rënies graduale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!