×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti në Kosovë gjatë 5 ditëve të ardhshme

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 23:39

    Ditëve në vijim mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi, e në vise malore borë. Në fundjavë vijnë ditët e akullta


    Ditëve të ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët mbi Detin e Zi, që kushtëzojnë mot kryesisht me vranësira, derisa nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore, bën të ditur Prishtina Weather.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fundjavë një turbullirë nga zona polare, do të zbresë mbi rajon, që do të diktojë mot të ftohtë, kryesisht të vranët, e kohë pas kohe mund të priten edhe reshje të dobëta bore. Nga dita e diel, temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të mbeten nën 0C”.

    Sipas PW, në ditët e ardhshme, parashihet që të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të mbajë vlerat e cilësisë së ajrit rreth vlerave mesatare dhe të mira. Kohë pas kohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

    Parashikimi për datat 26-30 dhjetor:

    26.12 – Kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinore-malore borë.

    27.12 – Kryesisht me vranësira. Rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

    28.12-29.12 – Në fundjavë do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira. Të shtunën kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore. Ditën e diel vende-vende mundësi për reshjet të dobëta bore.

    30.12 – Ftohtë dhe kryesisht me diell.

    Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi 5-9m/s.

    Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!