×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti në Kosovë, temperaturat do të jenë të ulëta

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 7:58

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e diele) në vendin tonë, temperaturat minimale do të arrijnë në -2 gradë Celsius.


    “Do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

    Shtypja atmosferike do ti mbaj vlerat e larta, mbi normalen. Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHMK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!