Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme. Në disa zona do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 28 deri në 31 gradë Celsius maksimalet.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror, por pa nxehtësi ekstreme. Pasdite vonë në jug-juglindje të Shqipërisë dhe aty-këtu në perëndim të Maqedonisë së Veriut mund të ketë ndonjë zhvillim të rrebesheve të izoluara të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, kryesisht në kodrina dhe zonat malore.
Fundjava vjen me diell dhe stabil. Në disa zona freskim (sidomos ato rurale) por pa reshje atmosferike. Në zonat urbane nxehtësi më shumë shkaku i betonit. Freskimi vjen nga erërat veriore.
Në bregdet nxehtë dhe stabil gjatë tërë fundjavës.
E diela më nxehtë dhe temperaturat pritet të arrijnë 30 përsëri, ndërsa të Hënën mbi 30 gradë Celsius./MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.