×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 23:28

    Nesër në Kosovë pritet mot më i nfryshueshëm dhe me destabilizim dhe freskim të motit, por reshjet nuk do të ketë në të gjitha viset.

    Paradite apo edhe në mesditë shumë nxehtë dhe me zagushi, ndërsa pasdite shtim i vranësirave dhe zhvillime të fuqishme konvektive ku vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër.

    Mund të ketë edhe ndonjë furtunë të izoluar me breshër.

    Pra, mos prisni reshje në të gjitha viset. megjithatë kemi shpresë së disa rajone do të freskohen edhe me rrebeshe shiu. Me depërtimin e frontit të ftohtë do të pasojë ulja e temperaturave vonë pasdite dhe në mbrëmje.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot shumë i nxehtë sidomos paradite dhe në mesdite. Pasdite lokalisht destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, përpos Shqipërisë ku rrebeshet do të jenë pothuajse simbolike në disa vise malore.

    Të Shtunën në Kosovë më freskët, me vranësira e diell dhe ndonjë reshje të dobët dhe afatshkurtër. Në Shqipëri vazhdon nxehtësia sidomos në perëndim dhe pjesët qendrore.

    Dita e diel në tërë rajonin stabile dhe me diell. Në Kosovë pak më freskët nëse mund të themi por vijon rritja e temperaturave./MeteoBallkan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!