Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.
IHK njofton se nuk parashikohen reshje të asnjë forme, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.