×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për ditën e sotme në Kosovë

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 8:07

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat do të jenë për 3-4 gradë celsius me të ulëta.


    Më tutje IHMK-ja njoftoi se nga e marta këto temperatura do të ngriten.

    Në ndërkohë nga IHMK është bërë thirrje që të respektohen edhe rekomandimet që i ka nxjerr IKShPK për tu mbrojtur nga dielli.

    Njoftimi i plotë:

    Moti nesër, 27.06.2021

    Masat e nxehta të ajrit të cilat kanë përfshirë territorin tonë dalëngadalë po tërhiqen duke bërë që merkuri në termometër të shënoj rënie për 3 deri 4 gradë në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet gjatë natës parashihen të mbesin pothuaj konstante.

    Me kushte pothuaj të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut dhe këshillat e IKSHP mbesin në fuqi që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

    Edhe pse këto temperatura të larta të pa regjistruara ndonjëherë në qershor, janë shumë në dobi të shumë kulturave bujqësore e në veçanti të kulturës së grurit sepse tani vetëm se fillon faza e korrje shirjes të kësaj kulture me rëndësi jetësore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare dhe mesatarisht e fortë në territore të izoluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!