Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të dendësohen dhe kushtëzojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive dhe nuk përjashtohet mundësia për breshër në zona të izoluara.
Temperaturat pritet të luhaten nga 8 minimalja deri në 23 gradë Celsius maksimalja.
Mot me vranësira e intervale kohore me diell do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme me reshje të herëpashershme shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje ditë pas dite. Dukshëm më freskët për fundjavë, ndërkohë që vazhdojnë reshjet (të herëpashershme) lokale të shiut, vende-vende me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.