Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër.
Sipas IHMK’së, këto dy ditë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë për rreth relievit malor
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, derisa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuara dhe do të jenë tipike vjeshtore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.