×
  • Lajme
  • Lajme / Maksimalja 31 gradë Celsius

    Moti sot me diell dhe vranësira

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 8:12

    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara në zona të caktuara, sidomos përreth zonave malore.

    Në mbrëmje, krejtësisht në veri të vendit, parashihet të kalojë një stuhi e izoluar, e cila pritet të sjellë rrebeshe shiu si dhe shkarkesa rrufesh.

    Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht gjatë mbrëmjes në veri të vendit, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!