×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Moti sot me diell, temperaturat deri 23 gradë

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 7:57

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas institutit, temperaturat minimale do të variojnë nga 6°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 23°C.

    Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

    Kurse të dielën do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.

    “Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!