Sot, e hënë, në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm.
Paradite kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.
Pasdite aktivizim masiv i atmosferës.
“Sipas modeleve priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ka mundësi për krijimin e ndonjë shtrëngate mjaft të fuqishme me rrebeshe shumë intensive dhe breshër (Supercell). Temperatura maksimale deri në 32 gradë Celsius, por pritet të jetë mjaft zagushi për shkak të nivelit të lartë të lagështisë relative të ajrit”, njoftoi PW weather.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.