×
  • Lajme
  • Lajme / Shijojeni diellin

    Moti sot shumë i ngrohtë, temperaturat deri në 28 gradë

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 7:04

    Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot shumë i ngrohtë, i karakterizuar me diell përmes vranësirave të nivelit të lartë, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit.

    Po ashtu, pluhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, ndërsa si pasojë e një fronti të ftohtë që pritet të arrijë pas mesnate, pra, në orët e para të ditës së martë, do të largojë pluhurin në fjalë.

    Era do fryjë fryjë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!