×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti sot, temperaturat shkojnë deri në 15 gradë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 8:20

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.


    Sipas institutit, mëngjesi do të jenë relativisht i ftohtë edhe sot, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!