×
  • Lajme
  • Lajme

    Motra e dy dëshmorëve: Qe 22 vjet askush s’ka ardh te lapidari i tyre

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 23:24

    Në 22 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve, Demë e Musa Shala, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë, sot ka bërë homazhe dhe vendosi lule tek varret e tyre në Burojë.


    Atje kryetari Jashari takoi nënën dhe motrën e dëshmorëve, të cilat mes dhimbjesh e lotësh shprehën zhgënjimin e tyre në institucionet tona dhe kërkuan unitet që të jetësohet amaneti i të rënëve për Kosovën.

    Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet motra e dy dëshmorëve, duke thënë se përveç kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, askush tjetër nuk ka qenë te lapidari i tyre.

    “Që 22 vjet përveç trupit tonë askush nuk ka qenë te ky lapidar. Zoti të shpërbleftë, faleminderit prej krejt shoqërisë. Ishallah gjaku i tyre del në dritë, edhe e ruajnë sakrificën e tyre”, thotë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!