×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB: 1 Maji të festohet në shtëpi, ose pasojnë dënimet

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 8:36

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që me rastin e 1 majit, të vazhdojnë të respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID- 19.


    MPB thekson se e kupton traditën e qytetarëve të Kosovës që më 1 Maj të ketë dalje masive të qytetarëve, por kërkon mirëkuptim për shkak të situatës me COVID-19.

    “Dëshirojmë të ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë. E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 Majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!