Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Bëhet e ditur se ky memorandum është bazuar në fushë-veprimtarinë kushtetuese dhe ligjore të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të sigurisë së Kosovës dhe përbën avancim të bashkëpunimit ekzistues ndër-institucional, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përshinë lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe detyrave të tyre me qëllim të mbështetjes së ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtëare. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.