×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 11:50
    Ministria e Punëve të Brendshme

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

    Përmes një njoftimi në Facebok, kanë thënë se me digjitalizimin e këtij procesi, Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit bëhet me i lehtë dhe i thjeshtë për qytetarët, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Agjencia e Regjistrimit Civil, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve që dalin nga përgjegjësitë e ngarkuara në fushën e aktiviteteve të saj, në vazhdimësi është duke avancuar dhe lehtësuar shërbimet për qytetarë përmes digjitalizimit dhe shërbimeve “online”. Së fundmi, si rrjedhojë e veprimtarisë sonë, është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit. Përmes digjitalizimit të këtij procesi, Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile”, thuhet në njoftim.

    MPB-ja njofton se tani e tutje, ekzistojnë dy mënyra të deklarimit të adresës:

    1.Mënyra e parë dhe më e lehta është përmes platformës e-Kosova, duke shfrytëzuar shërbimin për “Deklarimin e Adresës Zyrtare të Vendbanimit” në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/580.

    2.Mënyra e dytë është paraqitja e qytetarit fizikisht në Zyrën e Gjendjes Civile, duke u asistuar nga zyrtarët e kësaj zyre.

    Procesi i Deklarimit të Adresës Zyrtare të Vendbanimit ndihmon në lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, duke përfshirë:

    -Adresën unike dhe zyrtare të vendbanimit
    -Përzgjedhjen e mjekut familjar-bazuar në adresën e deklaruar
    -Shpërndarjen më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve postare
    -Saktësinë e adresës për shërbimet mjekësore emergjente
    -Saktësinë dhe unifikimin e adresës në të gjitha faturat komunale

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!