×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB: Kufizimi i lëvizjes nuk vlen për gazetarët gjatë kryerjes së detyrës

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 16:02

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka rikonfirmuar se gazetarët dhe punonjësit tjerë të mediave nuk do të gjobiten nga policia edhe pas orës 22 e 30.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AGK.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa kolegë gazetarë se nga dita e enjte do të gjobiten njëjtë si qytetarët e tjerë nëse shkelin orarin e lëvizjes së lirë. Në lidhje me këtë, AGK menjëherë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin për lejimin e lëvizjes për gazetarët dhe punonjësit medial”, ka njoftuar AGK.

    “Ju njoftojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, vlejnë rregullat e deritanishme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për AGK.

    AGK ka bërë thirrje te gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit tjerë të mediave që të mbajnë me vete ID-në e tyre të punës, e cila dëshmon angazhimin e tyre profesional.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!