Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë rreth 120 mijë euro për furnizim me bileta aeroplani për udhëtime zyrtare për nevoja të stafit.
Me këtë kontratë, Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla po planifikon blerjen e 261 biletave. Sipas një përllogaritje të thjeshtë i bie që një biletë të kushtojë rreth 450 euro, shkruan Reporteri.net.
“*Vlera e biletës prej 450 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. Kontrata do te bazohet ne sasi”, thuhet në dosje.
Kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj, teksa relacionet nuk janë definuar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.