×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB tregon se kufijtë në Bërnjak dhe Jarinjë janë të pakalueshme nga ‘barrikadat’ e serbëve, u kërkon qytetarëve të shfrytëzojnë tri vendkalimet tjera

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 13:31

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalur me njoftim të ri, drejtuar qytetarëve të Kosovës, sa i përket vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.


    Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të MPB në Facebook, u bëhet apel qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim për qytetarë

    Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.

    Theksojmë se zbatimi i reciprocitet të targave ka filluar edhe në terren, ku gjatë ditës Policia e Kosovës ua ka hequr targat veturave serbe, derisa ua ka zëvendësuar me ato të përkohshme RKS./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!