Në mëngjesin e sotëm në një paraqitje televizive, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendoi se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Tutje, ai thoshte se e ka edhe notën zyrtare të tërheqjes, shkruan Indeksonline.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës ka mohuar pretendimet e Daçiq dhe ka theksaur se është e parëndësishme se çka thotë diplomati serb.
“Absolutisht jo, edhe pse është shume e parëndësishme se çka thotë Daçiq. Mashtrimet e tij i kane pare te gjithë se si kane rezultuar ne te kaluarën. Ne jemi në kontakte te vazhdueshme me te gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën por edhe me ato qe pashmangshëm do ta njohin shtetin tone. Propaganda e Daçiq nuk ka fare ndikim ne zhvillimet pozitive te vendit tone ne arenën ndërkombëtare”, u shprehë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.