×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ e konfirmon: I kemi dhënë leje Gjuriqit për ardhjen në Kosovë

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 23:49

    Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar vizitën e Marko Gjuriqit, për nesër në Kosovë.


    Jetlir Zyberaj, shef i stafit të ministrit në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë për Reporteri.net se Gjuriq u ka bërë kërkesë institucioneve të Kosovës, prandaj edhe i është aprovuar.

    “Ka qenë i rregullt dhe shumë i disiplinuar në parashtrimin e kërkesës dhe i është aprovuar”, ka deklaruar Zyberaj për Reporteri.net.

    Zyberaj thotë se Kosova po respekton marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa njëjtë nuk po vepron Serbia, autoritetet e së cilës e kanë arrestuar një kosovar e tash po mbahet në paraburgim.

    “Ky është një tregues i qartë se Kosova i respekton të gjitha obligimet ndërkombëtare që ka marr për lëvizjen e lirë të njerëzve. Në anën tjetër Serbia, vazhdon me mentalitet kriminal ta trajtojë Kosovën duke i ndaluar pa arsye qytetarët tanë”, thotë Zyberaj.

    Ai shton se BE nuk duhet ta tolerojë një gjë të tillë ngase situata mund edhe të eskalojë.

    “Serbia duhet menjëherë ta lirojë qytetarin tonë z.Mehmetaj dhe të ndalojë persekutimin dhe sjelljen kriminale ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës”, thotë ai. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!