×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ: Jemi gati për t’iu dalë në ndihmë kosovarëve që gjenden në Irak

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 12:14

    Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur se në vendin i cili u sulmua mbrëmë, nga forcat iraniane, në bazën kryesore amerikane, ka shumë kosovarë, të cilët sipas tyre punojnë në organizata dhe në kompani të ndryshme atje.


    Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Liridon Llapashtica, ka thënë për Reporteri.net, se MPJ-ja është duke kontaktuar me Qeverinë e rajonit të Kurdistanit, për t’i mbështetur nevojat e shtetasve së Kosovës në Irak.

    “MPJ është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për Organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak; MPJ sipas misionit te saj për të ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate te Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve te Kosoves në Irak dhe rajon”, ka thënë për Reporteri.net Liridon Llapashtica, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

    MPJ sugjeron kosovarët të mos udhëtojnë në Irak dhe Iran.

    “Duke qenë se ka tensione në rajon ne sugjerojmë shtetasit e Kosovës të shmangin udhëtimet për në Irak dhe Iran”, ka thënë Llapashtica. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!