×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ reagon për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga policia e Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 15:30

    Zyrtari nga Ministria e Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj përmes Facebookut ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut.


    Zyberaj ka thënë se MPJ e dënon ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.

    “Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

    Ai më tej ka shtuar se janë në kontakt me autoritetet maqedonase.

    “Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje”, ka thënë Zyberaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!