×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja në Loznicë

    Kosova i kërkon Serbisë ta konfirmojë identitetin e personit të vrarë nga polica serbe

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 16:11

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë, përcjell Reporteri.net.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që dyshohet se në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

    Personi i vrarë aludohet të jetë Faton Hajrizi, i dyshuari kryesor për vrasjen dje në kufirin Serbi-Bosnje.

    Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.

    Megjithatë, Daçiq më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit, dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

    Daçiq: Autori i sulmit në Loznicë është vrarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!